Sadri Ferati, ish-deputet i LDK-së, thotë se PDK prishi koalicionin qeverisës me partinë e tij sepse donte që të “kapte shtetin për të fituar në zgjedhjet e ardhshme lokale”.
Në Interaktiv të KTV-së, Ferati në debat me Dhurata Hoxhën ka thënë se një synim i tillë nga PDK ishte i pamundur nën udhëheqjen e kryeministrit nga radhët e LDK-së, Isa Mustafa.
“PDK e ka prish koalicionin sepse donte të shfrytëzonte asetet shtetërore që më pas të fitonte në zgjedhjet lokale në fund të vitit. Me Isa Mustafën si kryeministër kjo do të ishte problem”, ka thënë ai.
Të mërkurën, Qeveria Mustafa u rrëzua pas mocionit të nisur nga opozita, por me ndihmën e votave të PDK-së.
Ferati ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e LDK-së se në një të ardhme të afërt nuk do të ketë bashkëqeverisje me PDK-në.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime