Janë ndarë çertifikata për femrat e dënuara në Qendrën Korrektuese në Lipjan, pasi që ato mbajtën trajnimin për rrobaqepësi dhe floktari, projekt ky i mbështetur dhe realizuar nga CARITAS Kosova dhe trajnerët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Gjatë kësaj ceremonie, zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, ka falënderuar akterët e këtij projekti dhe ka theksuar se Ministria e Drejtësisë do të mbështesë edhe projekte të tjera në të ardhmen për riedukimin dhe risocializimin e të burgosurve në këtë Qendër.
“Është e rëndësishme që personat që kanë kryer vepra penale të vuajnë dënimin e paraparë me ligj për këto vepra si masë represive dhe parandaluese për kriminalitet. Por është shumë e rëndësishme që të krijohen parakushte për rikthimin dhe risocializimin e tyre në shoqëri me qëllim të parandalimit dhe mospërsëritjes së veprave jo-ligjore”, ka thënë Çelaj.
Zëvendësministri Çelaj, ka theksuar se Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues, kanë zhvilluar dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë politika me qëllim të rehabilitimit dhe risocializimit të personave që gjenden në vuajtje të dënimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, theksoi rëndësinë e këtyre projekteve në realizimin e synimeve të SHKK-së për riintegrim të suksesshëm të këtyre personave në shoqëri.
Edhe drejtori i kësaj Qendre, Heset Loku, ka falënderuar pjesëmarrësit dhe akterët e këtij projekti në ofrimin e këtyre mundësive për banorët e këtij institucioni.
Ndërsa përfaqësuesit e CARITAS Kosova falënderuan Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës për përkrahjen e madhe dhe bashkëpunimin e ofruar që ky projekt të jetë sa më i suksesshëm./Arrbesh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...