Federata Skitare e Kosovës kërkon ndërhyrjen emergjente të shtetit për ndaljen e punimeve të hidrocentraleve nëpër qendrat e skitarisë në Kosovë.
Kjo federatë i ka pritur me shqetësim të madh ndërhyrjet që po bëhen në ndërtimin e hidrocentraleve në qendrat turistike skitare të Kosovës, siç janë Brezovica, Brodi, Deqani e Rugova, në të cilat përfaqësohet edhe sporti i skitarisë.
“Bordi Ekzekutiv i FSK-së, në emër të dhjetëra klubeve të skitarisë, qindra sportistëve, konstaton se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve do të shkaktojë pasoja të mëdha dhe të pariparueshme në qendrat turistike dhe skitare në vend”.
“Mungesa e ujit në këto asete të mëdha të Kosovës, do të sillte ndërprerjen e garave të shumta të skitarëve së Kosovës, do të paralizonte komplet qendrat e skijimit, do ta ulte vlerën e këtyre qendrave në procesin e privatizimit, do të ulte veprimin e shumë bizneseve dhe do ta zvogëlonte në masë të madhe numrin e vizitorë në këto qendra”.
“Federata Skitare e Kosovës pas inspektimit të vendit të ngjarjes, ku janë duke u zhvilluar punimet në Qendrën Skitare në Brezovicë, konstaton se përkundër protestave të qytetarëve dhe bizneseve të kësaj zone, punimet ende nuk janë ndalur”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të FSK-së:
https://www.facebook.com/federataskitarekosoves/posts/2436380483115114
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid