Reporterët tanë nga Pallati i Drejtësisë, njoftojnë se deputeti Topalli është sjellur në Pallatin e Drejtësisë, ku pritet të marrë vendimin e prokurorit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli ka njoftuar para pak minutave përmes Facebookut se policia e ka ndaluar brenda Kuvendit të Kosovës dhe nuk po e lejon të dalë.
“Para gjysmë ore hyra në Kuvend për t’i kryer detyrat që më takojunë si deputet. Tani policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal. Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryeministri Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal askush”, ka shkruar Topalli.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...