Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit.
Përmes një postimi në Facebook, Peci shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe solidaritetin që ka marrë gjatë ditës së djeshme, pas procedurave hetimore ndaj tij.
Ai gjithashtu theksoi se çdo fjalë e tij, si në të shkruar ashtu edhe në të folur, është e hapur dhe e qasshme për çdo person që ka interes.
“Me theks të vecantë, ju drejtohem 133,987 qytetarëve që më kanë dhuruar gjënë më të shenjtë; besimin! Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në cdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare. Çdo shkronjë, fjalë, si në të shkruar ashtu edhe e thënë, është e qasshme për secilin që ka interesim”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...