Kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga partia “Lidhja e Prishtinës”, Faton Pacolli, ka theksuar se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar takime të shumta me qytetarë nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre të përditshme.
Pacolli ka përmendur problemet më të shpeshta që i janë adresuar nga qytetarët, përfshirë rrugët e amortizuara, pastërtinë publike, ndriçimin e dobët, trafikun e rënduar, transportin publik të mangët, si dhe mungesën e vëmendjes institucionale ndaj qytetarëve të thjeshtë.
Sipas tij, qytetarët presin nga komuna punë konkrete dhe të ndershme, jo vetëm fjalë apo premtime të përsëritura.
“Qytetarët duan një komunë që punon për ta, që i dëgjon dhe u qëndron afër. Duan punë të sinqertë, jo premtime. Duan rezultate, jo arsyetime. Prandaj, më 12 tetor, është koha për ta kthyer këtë shpresë në realitet. Voto Lidhja e Prishtinës me numrin 115, dhe më mbështet mua, Faton Pacolli me numrin 4. Bashkë, do ta ndërtojmë një Prishtinë më të pastër, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Barcelona me shumë lehtësi siguron finalen e Superkupës së S...
Reshjet e borës e mbulojnë Podujevën, publikohen pamje
KQZ vazhdon numërimin e votave me postë që kanë arritur në K...
Udoyen Akpan largohet nga Drenica
Lladrovci: Situata po shkon drejt përmirësimit në Drenas – k...
Vlora përfshihet nga një stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në a...