Mandatari për kryeministër, Albin Kurti sot në seancën për formimin e qeverisë Kurti 3 ka propozuar Fatmir Spahiun për ministër në digasterin e kulturës dhe turizmit.
Qeveria nuk mori 61 votat për tu formuar.
Aktori i njohur Fatmir Spahiu në një postim në Facebook ai ka falënderuar Kurtin për mundësinë.
Postimi i plotë:
Te nderuar miq,
Para do dite pra edhe me nje konfirmim pozitiv nga ana ime, sot ne mengjes, duke pas bindje te plote se do ta kry mire kete pune, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do te pranoj ftesen per poziten Minister i Kultures dhe Turizmit.
Pavarsisht qe nuk u votu, e falemnderoj zotin Kurti qe tek une ka pa nje profesionist qe do ta kryente mire kete detyre. Sidomos per perzgjedhjen e nje personi qe nuk eshte anetar i ndonje partie politike!
Si Buf, do te vazhdoj kontributin tim aty ku e shoh qe e kam vendin, edhe atehere kur nuk me kerkohet.
Do te vazhdoj me promovu gjuhen e bute me respekt te ndersjelle si deri tash!
Do te vazhdoj me punu per me qene Kosova e para!
Perkunder deshires time me dhane nje kontribut kjo pune nuk u be.
*per hire te sinqeritetit i kam bo gati dy statusa, ai i votimit ka qene me i gjate pak, keshtu qe me mire per lexuesin ky qe u postu se me i shkurte!
Shkojme me;
Rrnofte Kosova!
Me respekt,
Fatmir Spahiu
I propozuari per Minister, ne nje mengjes vjeshte ne Prishtine.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës