Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Fatmir Shehollit për veprën penale të “spiunazhit”.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka pohuar se këtë vendim e mori trupi gjykues pas seancës dëgjimore që u mbajt sot, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Po, ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka pohuar Gashi.
Sheholli është arrestuar të enjten, nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimiq.
Në dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për gjoja pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë, dhe të njëjtat informacione i ka përcjellë te BIA përmes komunikimeve telefonike.
Sipas Betimit për Drejtësi, në dosje tutje theksohet se Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimiqit, ngarkohet se më 26 shtator të këtij viti, në Mitrovicë të Veriut, kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që dyshohet se janë komprometuese, si dhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.
Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe, rrjedhimisht, ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës, e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...