Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, sot është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë të NISMA për Kosovën, zhvilluam një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani.
Së bashku me Presidentin Nishani bashkëbiseduam për situatën politike, ekonomike dhe sociale në vendet tona. Liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i kontributit të të gjithë shqiptarëve, pa dallim!
Presidentin Nishani, e falënderova për angazhimin që ka bërë për Kosovën vite më radhë, por edhe për interesimin e tanishëm të Tij dhe të institucionit që ai drejton, në lidhje me zhvillimet në Kosovë”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë