Djali i vetëm i shtëpisë, Rinor Sejdiu nga Runiku i Skënderajt, është diagnostikuar me Non Hodkings Limfoma, një lloj i kancerit ky, që shfaqet në gjëndrat limfatike.
Gjendja e të riut sipas familjarëve ka filluar të përkeqësohet së fundmi, pasi tani gjëndrat kancerogjene kanë filluar t’i përhapen edhe brenda organizmit.
Shërimi i këtij 14 vjeqari mund të bëhet vetëm jashtë Kosovës.
Por, trajtimi jashtë vendit i kushton shumë para, mjete këto të cilat nuk i ka familja Sejdiu.
Përveç nga vullnetmirët, Sejdiu kërkoi ndihmë edhe në ministrinë e shëndetësisë.
Të kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtarë e këtij institucioni thanë se e kanë trajtuar rastin me seriozitetin më të madh, duke kontaktuar kështu me njërën prej klinikave më të njohura për trajtimin e sëmundjeve malinje.
Ndërsa ata që duan ta ndihmojnë shërimin Rinorit, këtë mund ta bëjnë edhe duke thirrur në numrin 552 44, nga operatori mobil i Valas.
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë