Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil dhe një nga figurat kyçe të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës.
Në një telegram ngushëllimi, ata theksuan se Bukoshi ka pasur një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e kauzës për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, veçanërisht gjatë periudhës më të vështirë të historisë së vendit.
Ndryshe, Bujar Bukoshi, i lindur më 13 maj 1947 në Suharekë, ka ndërruar jetë më 10 qershor 2025 në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. Ai ka udhëhequr Qeverinë e Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 1999 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e institucioneve paralele të Kosovës gjatë periudhës së regjimit të Slobodan Miloševiqit. /Arbresh.info

Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...