Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, ka dorëzuar padin dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe deputetit të VV-së. Arbër Rexhaj.
Avokati tha se familja Hajrizi ka marrë një epitet negativ pasi sipas tij, ata e kanë njollosur këtë familje, raporton Arbresh.info.
“Kanë përdorur epitete në konotacionin negativ kanë njollosur familjen Hajrizi. Familja Hajrizi ka marrë një epitet negativ. Familja Hajrizi do ta bëjë këtë me fakte, në ditët në vijim do të kërkojmë që të tërhiqen ato fjalë. Autorizimin e kemi marrë nga vëllau i Fatonit i cili është i fyer me këto fjalë. Qeveria nuk ka pasur të drejtë ti përdorë këto fjalë. Arbër Rexha ka përdorur epitete negative, Faton Hajrizi është i respektuar.
Në veçanti, avokati përmendi emrin e deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili, sipas tij, ka përdorur një gjuhë të papërshtatshme për Faton Hajrizin, i cili është i respektuar në komunitet.
Ai gjithashtu kritikoi ministren e drejtësis, Albulena Haxhiut, duke theksuar se ajo duhet të jetë më e kujdesshme në diskursin e saj publik.
“Ministrja duhet të jetë më e kujdeshme me diskursin e publikut, ditëve vijuese do të shtrohet padia ndaj saj”.
Ndryshe, Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë./Arbresh.info
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...