Familja 15 anëtareshe nga Prizreni ka nevojë për miell, kërkon ndihmën tuaj

15:30 | 31 Mars 2020
M. A.

Krizat e para nga Koronavirusi kanë filluar dhe janë duke prekur më së shumti familjet që nuk kanë të ardhura dhe kanë mbetur pa punë.

Një familje 15 anëtarëshe nga fshati Piranë i Komunës së Prizrenit është duke u përballur me mungesa të gjerave me elementare siç janë mielli e mjete higjienike.

Të mbyllur në një shtëpi e të papunë të gjithë anëtarët presin që dikush tua trokas derën dhe t’i ndihmoj më pako ushtrimore e higjienike në këtë kohë krize.

Kryefamiljarja e kësaj familje, një grua e moshuar duke folur për portalin arbesh.info ndau hallet që ka kjo familje. Ajo në një telefonatë tregon se me vështirësi po i mbijetojnë kësaj katastrofe globale.

Djali i saj, Arsim Gashi, i cili ka shtatë fëmijë dhe ka mbetur pa punë pas mbylljes së vendit ku ai punonte, nuk ka të ardhura tjera pos një asistencë sociale.

Familja Gashi kërkon nga njerëzit e vullnetit të mirë që kanë mundësi t’I ndihmojnë më pako ushtrimore, kryesisht me miell e produkte tjera.

Të gjithë ata që kanë mundësi t’i dërgojnë miell e pako ushqimore dhe higjienike kësaj familje mund të thërrasin në numrin e telefonit 044974447.

Shpërndaje në rrjete sociale