Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, do të paralajmërojë aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e krerëve të diplomacisë së NATO-s që po mbahet në Bruksel.
Fajon theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, duke shtuar se Ballkani Perëndimor nuk duhet të neglizhohet nga aleanca.
Në takimin dyditor në selinë e NATO-s, Fajon i tha gazetarëve se rajoni i Ballkanit, fqinj i Sllovenisë, duhet të mbetet në fokus të angazhimit politik të aleancës. Ajo theksoi se Sllovenia po e ndjek me shumë kujdes situatën në Bosnjë dhe dëshiron që ky vend të mbetet në rrugën evropiane dhe pa tensione.
“Do të fokusohem edhe në Ballkanin Perëndimor, i cili është fqinji i menjëhershëm i Sllovenisë. Po ndjekim zhvillimet në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kosovë pas zgjedhjeve”, tha Fajon.
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...