Fahri Fazliu i ri, nipi i dy heronjëve të kombit, Fahri e Basri Fazliu ka shkuar në Gllogjan ku është takuar me Nasim Haradinajn me rastin e lirimit të tij nga Haga.
Me anë të një postimi në Facebook, Fazliu u shpreh se presin që të gjithë çlirimtarët të kthehen sa më parë në familjet e tyre, shkruan Arbresh.info.
Në këtë vizitë ai ishte i shoqëruar Skifter Mustafa, djali i Sali Mustafës.
Kujtojmë që, Nasim Haradinaj u lirua më 14 dhjetor me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova për modifikimin e dënimit të tij.
Sipas vendimit të Gjykatës, lirimi i Haradinajt bazohet në disa kushte.
Disa prej këtyre kushteve është edhe paraqitja çdo javë në stacionin e policisë dhe të mos kontaktimi me dëshmitarë ose viktima./Arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...