Fadil Shurdhaj: Unë nuk marr përgjegjësi, listat na kanë sjellë komandantët

SKO16-19990615-GENERAL JANKOVIC, KOSOVO, YUGOSLAVIA: An unidentified US Army Albanian language interpreter (L) talks to a local Kosovo liberation Army (KLA) commander in Djeneral Jankovic at the Macedonia-Yugoslavia border, where the KLA have set up a regional headquarter in the building where the Yugoslav Army formerly was stationed, on Tuesday 15 June 1999. As the Yugoslav Army and its Interior Ministry Police withdraw as per the technical agreement they signed, the KLA is taking up positions, they say to provide their own security for their people who are now starting to return to Kosovo. EPA-PHOTO/EPA/GEORGI LIKOVSKI/stf/srw/kr/ow

07:02 | 15 Shtator 2018
A. B.

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve.

Në këtë listë është edhe Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Ai ka treguar se nuk ka qenë i informuar për aktakuzën dhe këtë lajm e ka marrë nga rrjetet sociale.

Shurdhaj më tej thotë se para drejtësisë duhet të vihen personat që kanë fryrë numrat, duke mos mohuar një fryrje të numrit të veteranëve. Ai ka theksuar se komisioni nuk ka bërë vlerësimin, por ka marrë listën nga komandantët dhe brigadat.

“Për këtë aktakuzë nuk na kanë kontaktu dhe lajmin e mora përmes rrjeteve sociale. Unë nuk kam fryrë asnjë listë sepse ne nuk kemi vlerësuar as për dëshmorët dhe as invalidët. Për fryrje të listave nuk marr përgjegjësi. Janë komandantët dhe zonat ata që duhet të tregojnë. Ne si komision na kanë ardh numrat nga brigadat, listat si për dëshmorë ashtu edhe për veteranë, sa kanë qenë në Gjakovë, sa kanë qenë në Deçan e kështu me rradhë. Nuk është përfundu procesi, nuk është nënshkru procesi. Ne nuk kemi nënshkru numër përfundimtar të veteranëve dhe ne do të bashkëpunojmë me drejtësinë. Shteti i Kosovës, policia, prokuroria e di se ku janë fry numrat, une nuk flas sepse përfaqësoj invalidët, do të flasim në gjykatë dhe do ja lojmë kohës, do flasin pasi te hetohen rastet, ata që kanë bërë këtë do të japin llogari”, ka thënë Shurdhaj.

Të ngjashme