Ylli spanjoll i Chelseat, Cesc Fabregas këmbëngul se nuk ka frikë të përballet me Barcelonën në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Blutë e Londrës do të duhet të takohen me gjigantin spanjoll në 1/16-tën e finales së Ligës së Kampionëve.
Ky do të jetë një takim ndaj ish-skuadrës së tij për mesfushorin spanjoll, Fabregas.
Megjithatë, Fabregas ka theksuar se nuk kanë arsye për tu frikësuar për përballjen e tyre me Barcelonën.
Fabregas duke festuar një gol me fanellën e Barcelonës (Getty Images)
“Barça është një ekip i madh, ata kanë lojtarin më të mirë [Messin] dhe ai është shumë i frikshëm”, ka thënë fillimisht Fabregas për Panenka.
“Por ne jemi një grup e mirë, një ekip i mirë, ne jemi konkurrues”.
“Ne e dimë se qysh të luajmë dhe do të përpiqemi të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të luajtur kundër Barçës”.
“Eliminimi i Barcelonës është i vështirë, por jo i pamundur. Do të jetë e veçantë të kthehem në Camp Nou”, përfundoi spanjolli./Telegrafi
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...