Ardian Gjini shpall fitoren në komunën e Gjakovës

19:21 | 14 Nëntor 2021

Ka përfunduar votimi për balotazh në komunat e Kosovës.

Kandidati i AAK-së Ardian Gjini, ka shpallur fitoren në komunën e Gjakovës.

“Në Gjakovë të gjitha projeksionet na nxjerrin fitues. Ky është një lajm i mirë dhe fitore për Gjakovën. Jam i lumtur, sidoqoftë për 45 minuta ose më pak besoj se do të dalin rezultatet preliminare të cilat do ta konfirmojnë atë që pothuajse të gjithë e dinë. Urime të gjithëve dhe faleminderit shumë. I lus të gjithë të festojnë me kujdes. Me festu po, por me kujdes”, ka deklaruar ai para mediave.

Gjinaj ka marrë 54,4 %, ndërsa kandidatja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila 46,6%./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale