Zëvendës Sekretarja e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, Kingsley Wilson ka nxitur reagime pas emërimit të saj në këtë pozitë, pasi që e njëjta në 2023-ën kishte dhënë një deklaratë kundër Kosovës.
Wilson kishte deklaruar “Bëje Kosovën Serbi sërish”. E së fundmi një reagim ndaj saj bëri kongresisti amerikan, i cili tha se kjo është një përpjekje e turpshme për të delegjitimuar Kosovën.
Torres theksoi se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.
Me këtë qëndrim të Torres, është pajtuar edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl.
Ai në një postim në “X” u shpreh se e vlerëson qëndrimin e qartë të kongresistit Torres.
“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres nga ana tjetër e Atlantikut. Shteti më i ri i Evropës, i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë moderne, që është shembull për bashkëjetesën paqësore të grupeve etnike dhe fetare, nuk do të zhduket. Kosova”, ka shkruar Mandl.
I commend and appreciate the clear stance of Rep @RepRitchie on the other side of the atlantic. Europe‘s youngest state based on an ancient old population and a modern constitution being an example for peaceful coexistence of ethnicities and religions will not disappear. #Kosovo https://t.co/fHnYGWYybR
— Lukas Mandl (@lukasmandl) February 27, 2025
“Kosova gjithmonë e pavarur”: Torres i reagon Wilsonit që tha “ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...