Eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl, theksoi sot se Serbia duhet të njoh shtetin e Kosovës pa vonesa të mëtejme.
Mandl në një postim në Twitter shkruan se kurrë nuk e ka ditur se ka alternativë tjetër për evropianët, në këtë rast Serbinë pos rrugës drejt BE-së.
Sipas tij, është mirë që tash presidenti i Serbisë kujtohet, por sipas tij hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” është njohje e shtetit të Kosovës, pa vonesa të mëtejme.
“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast, Serbinë) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse (Aleksandar) Vuçiq e kujtoni tani. Hapi i parë pas kësaj ‘përvoje të Damaskut’ duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, shkruan eurodeputeti.
Never knew there would be an alternative for Europeans (in #Serbia in this case) to the EU-path. But good if @avucic remembers now. First step after this “damascus experience” must be the recognition of the youngest state of Europe, the Republic of #Kosovo, without further delay.
— Lukas Mandl (@lukasmandl) May 7, 2022
/arbresh.info/
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...