Misioni i EULEX-it, njofton se ka mbajtur një trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave mes Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS) dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it (NjPSR) – e siguruar nga Forca Evropiane e Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) dhe e dislokuar në Kosovë në kontekstin e zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme.
Trajnimi u mbajt sot në bazën e KFOR-it në Novosellë, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve operacionale dhe promovimin e ndëroperacionalitetit mes këtyre njësive shumëkombëshe, duke u fokusuar në nevojën e mundshme për reagim operacional.
“Ushtrimi përfshiu zyrtarë policorë të NjPS nga Polonia si dhe pjesëtarë të Gendarmerie Nationale të Francës, Carabinierit të Italisë, Shërbimit të sigurisë publike të Lituanisë, dhe Guarda Nacional Republicana të Portugalisë, si dhe Forcat hungareze KTRBN të KFOR-it .Njësitë u trajnuan për skenarë të nevojës së mundshme për rikthimin të rendit dhe kontroll të turmave dhe trazirave si reagues i dytë i sigurisë, nëse kërkohet, dhe në pajtim me mandatin e EULEX-it”, njofton EULEX.
Gjobë 500 euro ndaj një qytetari për hedhje të paligjshme të...
Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
Një zyrtar në Shkodër goditet me mjete të forta në kokë, pol...
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...