Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të nisë sot ndihma për në Ukrainë.
10 automjete të EULEX-it, do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUAM).
Sipas EULEX-it, këto automjete janë të ngarkuara me gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore, përfshirë rroba, thasë gjumi, produkte për higjienën personale dhe materiale mjekësore, të cilat do t’i shpërndahen qytetarëve të Ukrainës.
Në orën 10:45 do të deklarohet ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wiegemark dhe përfaqësuesi kombëtar i kontingjentit të Ukrainës në KFOR, Ivan Nastenko.
Ndërkaq aktiviteti do të fillojë në orën 11. /arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit