Policia e EULEX-it po bastisë banesën e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.
Ndaj kësaj bastisje, ka reaguar ashpër kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku duke thënë se zyra e Prokurorit Special në mungesë të fakteve po vazhdojnë me filmat e tyre, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai thotë, se ZPS është e poshtër sepse sipas tij nuk ka shtet serioz
“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit ka nisur bastisja në banesën e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar nipi i dëshmorëve, Fahri Fazliu./Arbresh.info
LAJMI I FUNDIT/ EULEX-i bastisë banesën e familjes së dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron