Partia udhëheqëse në Turqi, AKP, do të nominojë presidentin Recep Tayyip Erdogan, kandidat për kryetar të partisë në një kongres të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 21 maj, njofton një zyrtar i lartë i AKP-së.
Në një intervistë me Reuters të martën, Erdogan tha se ai do të rikthehet në krye të udhëheqësisë së AKP-së menjëherë pasi që të shpallet rezultati final i referendumit të 16 prillit, i cili i dhuroi atij pushtet të ri të zgjedhuar, transmeton Express.
Ai tha se zyrtarët e AKP-së janë ata që vendosin nëse ai do ta rimarrë pozitën e tij si kryetar i partisë.
Ndryshimet kushtetuese të aprovuara nga referendumi i lejonin presidentit – cili do ta pranojë pushtetin e ri ekzekutiv – që t’i ruajë marrëdhëniet politike me partinë.
Sipas kushteve të kushtetues së deritashme, kreu i shtetit duhej të mbetej i paanshëm politikisht.
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran
Pritet formalizimi i heqjes së masave të BE ndaj Kosovës