“Vendimi i Izraeli për të hequr detektorët metalikë nga xhamia Al Asqa është hap i duhur, por i pamjaftueshëm’, ka deklaruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ai ka shtuar se Izraeli është duke u përpjekur të dëmtojë karakterin islamik të Jerusalemit me praktika të reja, duke përfituar nga dobësia e momentit të myslimanëve, transmeton portali arbresh.info
Erdogan këto komente i bëri gjatë një eventi në të cilin diskutohej për arsimin e lartë në botën islame.
“Ata që kritikojnë vendin tonë, papritmas bëhen të heshtur kur vjen fjala të Palestina, Jerusalemi, ose te të drejtat dhe ligjet e myslimanëve”, shtoi ai.
Ai i bëri thirrje Izraelit që të angazhohet në respektimin e të drejtave të njeriut dhe konventave të Jerusalemit.
Erdogan tha gjithashtu se Izraeli duhet të shmangë politikat që e vendosin rajonin në “një dhomë të zjarrit” dhe të ndalojë kërcënimin e të tjerëve nëse dëshiron “të jetojë në paqe në këtë botë”.
Presidenti turk tha se xhamia al-Asqa është një simbol i paqes dhe duhet të vazhdojë të qëndrojë i tillë në kohën kur myslimanët po përballen me shkatërrim në Siri dhe Irak./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...