Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka thënë se Europa është drejt ‘falimentimit’ dhe se do ‘të paguajë’ për mënyrën se si e ka trajtuar Turqinë.
Përderisa tensioned diplomatike mes Turqise dhe vendeve të bllokut janë duke vazhduar, Erdogan ka theksuar se ‘sukseset në vendin e tij po bëjnë që eurokratët të shikojnë të habitur’, transmeton portali arbresh.info.
“Për më shumë se një shekull ata na kanë quajtur neve të ‘sëmurë’ dhe shikoni tash, Europa është e mbushur me ‘burra të lig’. Thjesht, Europa është duke falimentuar”, tha Erdogan.
Gjatë një tubimi para referendumit, Erdogan ka shtuar se ekonomia në Europë është duke u përkeqësuar dhe popullsia e saj është duke u plakur, ndërsa ka shtuar se ‘racizmi është kthyer në virus’./Arbresh.info
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...