Sot do të mbahet përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive, e cila u ndërpre të martën, do të vazhdojë në orën 10:00. Kjo është seanca e 16-të që zhvillohet çdo 48 orë, që nga 15 prilli, pa ndonjë sukses konkret.
Në seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që votimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë. Ky propozim është kundërshtuar vazhdimisht nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat kanë refuzuar të propozojnë anëtarët për Komisionin që do të mundësonte një votim të tillë.
Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani pritet të zhvillojë takime konsultative me liderët e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. /Arbresh.info
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...