Kandiati i PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se sondazhet që po bëhen janë të porositura.
Madje ai tha se e di edhe kush i porositë ato dhe se si prezantohen në publik, në emisioni Pressing të T7 .
“Unë po i shoh sondazhet që po bëhen, janë të porositura. Unë jam që 18 vjet në politikë, e di si porositen sondazhet. E di kush i porositë ato, si prezantohen. Nuk jam të merrem me sondazhet, sepse ato i bëj vet sepse jam në terren”, është shprehur Hoxhaj.
Tutje, ai tregoi pse Hoti nuk e ka ftuar në debat, por vetëm Kurtin. Madje një ftesë për Kurtin në debat e bëri edhe sonte.
“Nuk e kam ftuar Hotin në debat sepse nuk e kam rival. Ne jemi në garë vetëm me VV’në. Por, zoti Kurti i ka ikur debatit, unë e ftoj edhe sot në debat”, shtoi Hoxhaj.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...