U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, njofton se ka pranuar dorëheqjen e Naim Fetahut nga posti i kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë.
Hoxhaj ka falënderuar Fetahun për kontributin, teksa ka shtuar se ai ishte kandidati më i mirë për kryetar të Podujevës, transmeton Arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Sot, kam pranuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, të mikut tim Naim Fetahut. Publikisht, e falënderoj Naimin për punën e tij të jashtëzakonshme në Podujevë. Pa dyshim, ai ishte kandidati më i mirë në zgjedhjet e fundit dhe garancia e vetme për zhvillimin e Podujevës.
Këtë, llapjanët do ta kuptojnë shumë shpejtë. Si profesionist, themelues i PDK-së në Podujevë, kontribues i proceseve politike në shumë nivele, nga ai lokal deri në atë qëndror, Naimi ka ditur gjithmonë të zgjedh interesat e qytetarëve në radhë të parë.
Naim, kryesi e degës dhe struktura faleminderit për angazhimin. Ju jeni pjesa më krenare dhe një aset i çmuar i partisë tonë. Së bashku, do të angazhohemi edhe më shumë që ta kthejmë PDK-në si forca e parë politike në Podujevë dhe Kosovë, duke punuar në të mirë të popullit dhe shtetit.
Ish- kandidati për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu jep dorëheqje nga PDK
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...