Enver Hoxhaj i ka bërë ftesë të hapur publike për Bedri Hamzën që të përballen në debat televiziv qysh javën e ardhshme.
“Ta kemi një javë të një ballafaqimi publik e politik, këtu në Klan. E ftoj z. Hamza që dalim dhe debatojmë, javën e ardhshme. Hajde, të vendosim një standard të ri,” ka deklaruar Hoxhaj.
Ai ka theksuar se gara për kryetar të PDK-së nuk guxon të trajtohet si proces i vogël, por si ngjarje e madhe politike që ka rëndësi për gjithë Kosovën.
“Zgjedhja e kryetarit të PDK-së nuk duhet të jetë ngjarje e vogël, duhet të jetë ngjarje e madhe. Është garë e madhe politike në interes të Kosovës,” ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se synon që ky proces të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe të shënojë mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një tjetri për vendin në vitin 2025.
Ai ka shtuar se një PDK e fortë u shërben edhe të paraburgosurve në Hagë.
“Në pranverë, dua që ata ta shohin një PDK e cila është e fortë,” ka deklaruar Hoxhaj, duke përmendur Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme