Pas urimit që i bëri presidenti i vendit, Hashim Thaçi për Elliot Engel në zgjedhjen e këtij të fundit në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, ai ia ka kthyer urimin presidentit të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Engel e ka falënderuar presidentin Thaçi për urimin e tij, teksa ka thënë se së bashku do të punojnë për të mirën e popullit amerikan dhe kosovar, raporton lajmi.net.
“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në Twitter.
E në urimin e tij, Thaçi thoshte se pret që së bashku me Engel të bashkëpunojë në të mirën e të dy popujve.
Kujtojmë, se Engel përveq Thaçit është uruar edhe nga krerë tjerë institucionalë, nga Haradinaj, Veseli, Pacolli e Limaj.
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...