Pa filluar zyrtarisht fushata e rregullt zgjedhore, subjektet politike tashmë kanë filluar të mbajnë tubime elektorale, duke shkelur edhe masat për mbrojtje nga coronavirusi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka lënë të nënkuptohet se ky institucion ende nuk ka ndonjë plan të qartë se si do të menaxhohen masat anti-Covid gjatë fushatës zgjedhore.
Ndërsa zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë për RTV Dukagjinin se zbatimi i masave kufizuese nuk janë kompetencë e këtij institucioni.
Nga ana tjetër hulumtuesja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bënë thirrje që prioritet të jetë shëndeti i qytetarëve.
“Në këtë proces zgjedhor duhet të prioritizohet çështja e shëndetit publik. Çfarëdo vendimi që merret si në menaxhimin e pandemisë edhe për menaxhimin e procesit zgjedhor në përgjithësi duhet të ketë më shumë transparencë”, deklaroi Teuta Avdimetaj.
Sipas një raporti të policisë, vetëm në tri ditët e para të këtij viti në Prishtinë janë shqiptuar 908 tiketa për mosrespektim të masave të pandemisë.
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...