Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente për masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14.
MEA thotë se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa.
“Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale”, njofton MEA.
Ministria tregon do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik.
Mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e dyqaneve disa nga përfituesit e Pakos Emergjente Fiskale.
“MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen”, përfundon njoftimi.
Sipas MEA-së, ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot