Skenari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, që Atifete Jahjaga këtë vit të mos jetë prezent në Sesionin Vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po vazhdon të realizohet.
ahjaga ende është në pritje të përgjigjes nga Qeveria nëse do të jetë apo jo pjesë e listës së atyre që do të jenë në New York gjatë muajit të ardhshëm.
Sidoqoftë, se kush do të jetë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme vendos Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa.
Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se ende s’është hartuar lista e atyre që do të jenë pjesë e delegacionit.
“Pas kthimit nga Brukseli dhe Vjena, Kryeministri pas konsultimeve do të përpilojë listën e delegacionit. Dikur kah fundi i javës do të dihet se kush do të jetë pjesë e kësaj liste”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express.
Ndryshe, Hashim Thaçi ishte përplasur me Atifete Jahjagën në fund të muajit maj gjatë një takimi që kishin pasur në Zyrën e Presidentit.
Arsyeja e kësaj përplasje kishte qenë rreth asaj se kush duhet t’i prijë delegacionit të Kosovës në Sesionin e 70-të të Asamblesë së OKB-së që mbahet në vjeshtën e këtij viti.
Madje, Thaçi e kishte përgënjeshtruar një komunikatë të Presidentes, e cila kishte treguar se në takim kishin folur për Gjykatën Speciale.
Aty delegacionet shtetërore, ndër të tjera kanë rastin të shtrëngojnë duart edhe me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama.
Kjo ishte mundësia e fundit që Atifete Jahjaga të shkonte në OKB si Presidente e Kosovës, pasi në fillim të vitit të ardhshëm i përfundon mandati.
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë