Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak në Kosovë, Emilja Rexhepi, ka thumbuar me fjalë deputetën e zgjedhur nga i njëjti komunitet, Duda Baljen, lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për formimin e komunës boshnjake.
Rexhepi në një intervistë në ‘Infokus’ ka thënë se nga subjekti politik i saj nuk janë nga politikanët që vendosin kushte e më pas ndryshojnë qëndrime.
“Nuk jemi nga ata politikanë që vendosim kushte, për komuna apo për çfarëdo tjetër, e pastaj të ndryshojnë qëndrimet e tyre.
Ne jemi konstruktivë, duam formimin e institucioneve dhe duam të ndërtojmë një Kosovë më të mirë së bashku me shqiptarët, me të gjitha partitë e tjera politike dhe me të gjitha komunitetet e tjera kombëtare”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...