Edmond Hoxha është emëruar drejtori i ri në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren.
Këtë e ka bërë të ditur faqja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren përmes një shkrimi në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Të nderuar aktivistë,
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, ju njofton se që nga nesër në krye të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jetë z.Edmond Hoxha.
Pas menaxhimit jo të duhur nga ish drejtoresha Kabashi dhe pas lirimit të detyrës nga ana e saj, ne në mbledhjen e kryesisë kemi vendosur që këtë drejtori ta udhëheq z.Hoxha.
Edmond Hoxha është një nga aktivistët e devotshëm të Aleancës, studimet i ka kryer në Vienë, ndërsa ka punuar në Institucione publike dhe private, në Ministri të Energjetikës, të Financave etj, Edmondi ka treguar sukses me një performancë të shkëlqyer në menaxhim.
Po ashtu ne si degë distancohemi nga akuzat e paargumentuara të ish drejtoreshës Kabashi, dhe e falenderojmë ish drejtoreshën për kontributin e deritanishëm në këtë drejtori.
Dhe për fund falenderojmë për mirëkuptim kryetarin e komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj. /arbresh.info/
lexo edhe:
Jep dorëheqje drejtoresha e Shaqir Totajt në Prizren: Më kërcënuan e shantazhuan
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë