Kandidati për kryeministër nga “Lista për Familjen”, Eman Rrahmani ka reaguar ndaj gjobave që, sipas tij, janë vendosur për të heshtur qëndrimet e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka theksuar se këto masa nuk do të ndalin përpjekjet e tyre, ku gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij kundër martesave mes personave të së njëjtës gjini.
‘Po tentojnë të na mbyllin gojën, por ne me zemra flasim. Po na gjobitin për të na frikësuar, por neve veç trimërinë na e shtojnë. Po e përsëris prapë edhe më fuqishëm atë që për të u dënuam: Nuk ka martesa burrë me burrë, nuk ka martesa grua me grua. Nuk ka prindi 1 dhe prindi 2. Kushdo që kështu i mëson fëmijët tanë, turp ju qoftë”, tha ai./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...