Deputeti Eman Rrahmani, ka deklaruar se e respekton dhe e vlerëson punën e presidentes Vjosa Osmani, por vota e tij për çështjen e presidentit do të jetë në koordinim të plotë me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Eman Rrahmani e respekton dhe e vlerëson punën e Presidentes Vjosa Osmani, ndërsa vota është në koordinim të plotë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai në Debat Plus.
Rrahmani ka theksuar se vendimi për votimin lidhur me zgjedhjen e presidentit do të jetë i përbashkët me PDK-në, pavarësisht se kush do të jetë kandidati.
“Është vendim i përbashkët me grupin parlamentar të PDK-së që do të jetë rreth votimit për çështjen e presidentit të Kosovës ose presidentes, pavarësisht se kush është”, është shprehur ai.
Ai ka shtuar se është pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së, ku edhe ka garuar në kuadër të këtij subjekti politik, dhe se marrëveshja paraprake si koalicion ka qenë që të ketë qëndrime të përbashkëta edhe për çështjen e presidentit, ashtu si edhe për tema të tjera politike.
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...
Publikohen pamje të bombarduesve amerikanë që kryen sulme th...
Shtëpia e Bardhë: 49 udhëheqës të lartë të regjimit iranian ...
Rritet niveli global i detit