Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se Gjermania ka mbështetur në çdo kohë vendin tonë dhe institucionet tona dhe ky partneritet do të vazhdojë edhe më tej, në funksion të rendit e ligjit dhe sigurisë së vendit tonë e qytetarëve tanë.
“Me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Rainer Rudolph diskutuam sot mbi prioritetet e mandatit tonë të ri dhe rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Sveçla.
“Rikonfirmuam përkushtimin e përbashkët për avancimin e projekteve konkrete në fushën e sigurisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e vazhdueshëm në adresimin e sfidave të përbashkëta. Jam i bindur se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve tona do të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve dhe stabilitetit afatgjatë të vendit tonë”, tha Sveçla./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira