1 mijë e 467 është numri i saktë i veturave që deri me tani janë regjistruar në RKS në pjesën veriore të vendit.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.
Mes tjerash, Elshani tha se procedura për konvertimin e targave RKS në veri është duke shkuar në rregull.
“Procedura është duke shkuar në rrugë normale, në rregull është çdo gjë, nuk kemi ndonjë problem për me theksu. Më shumë kemi të natyrës teknike. I kemi edhe 2 javë”, ka thënë Elshani.
Po ashtu, Elshani garantoi se pas javës së parë të dhjetorit, nuk do të ketë më targa ilegale në rrugët e Kosovës dhe në veri.
“Ajo që mund të garantoj është që nga javën e parë e dhjetorit, targat KM, GL, PR etj nëpër rrugët e Kosovës në veri nuk do të ketë”, tha ai.
Për më shumë detaje, ndiqeni intervistën më poshtë:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...