Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë, i dyshuar për kultivim të drogës në fshatin Sferkë të Klinës.
Sipas Policisë, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I dyshuari ishte arratisur në Shqipëri, pas zbulimit të një plantacioni të madh të drogës në këtë fshat.
Më 27 shtator të vitit 2024, aksioni antidrogë kishte zbuluar dhe sekuestruar 1 mijë kilogramë drogë me vlerë 5 milionë euro.
“Lidhur me rastin, në shtetin e Shqipërisë është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe më pas është realizuar ekstradimi i tij në Republikën e Kosovës. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e organeve të rëndit.
Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...