Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 20.02.2026, ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas O. B. nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut
Sipas njoftimit nga Policia i dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet maqedonase, për veprat penale ‘prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i substancave narkotike’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu është bërë e ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...