Ekstradohen drejt Shqipërisë tre shtetas të kapur në Kosovë, Kroaci dhe Itali.
Policia bën me dije se është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë shtetasi Shpejtim Halimi. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar në vitin 2021 me 4 vjet burgim për përndjekje.
Ndërkohë është ekstraduar nga Kroacia drejt Shqipërisë Aleksander Nik-Ramaj.
Në vitin 2019 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim pasi plagosi me thikë një person.
Është është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë edhe shtetasi E. R., 51 vjeç, banues në Durrës. Një vit më parë për 51-vjeçarin GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
51-vjeçari gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut, në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar shumën 2000 euro, të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim, për vrasje, që të përpilonte një raport mjekësor, për dërgimin e të dënuarit në spital, për të kryer një operacion.
Gjithashtu, gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, ai dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar. /arbresh.info/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...