
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 09: Rita Ora attends the Capital FM Jingle Bell Ball with Coca-Cola at The O2 Arena on December 9, 2017 in London, England. (Photo by Samir Hussein/Samir Hussein/WireImage)
Dhjetë vjetori i Pavarësisë së Kosovës pritet të festohet në mënyrë madhështore.
Institucionet e Kosovës janë duke përgatitur një festë të madhe në dekadën e pavarësisë së vendit. Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura aktivitetet shtetërore që do të mbahen atë ditë, një suprizë e bukur po i pret qytetarët e Kosovës.
Ambasadorja e Kosovës në botë, Rita Ora me 17 shkurt do të jetë e pranishme për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së vendit. Ajo që ka ditur të prezantoj më së miri Kosovën nëpër botë, Rita orë do të vijë me avionin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, njëherësh ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendës kryeministrit Behgjet Pacolli e ka konfirmuar për portalin Arbresh.info këtë lajm.
“Rita Ora do të vije në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë. Jemi dakorduar që ajo do të vijë me avionin privat të zotit Pacolli. Pra zoti Pacolli i ka ofruar mundësinë që të vije me avionin e tij pasi që ajo është ambasadore e Kosovës që përfaqëson vendin më së miri nëpër botë”, ka thënë ai.
Ndryshe qytetarët e Kosovës padyshim që do t’i gëzohen një lajmi të tillë, pasi që një këngëtare dhe ambasadore si Rita, që Kosovën e përfaqëson më së miri, rrallë gjendet diku./Arbresh.info
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...