Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk po ndalen keqpërdorimet me tenderë nga menaxhmenti.
Siç është raportuar më parë për raste të shumta të keqpërdorimeve me tenderë në këtë ministri, e për të cilat kanë ngritur kallëzime penale për miliona në vitin 2015/2017, edhe më tutje vazhdojnë të jenë të mbyllura nga prokuroria.
Burime të portalit arbresh.info bëjnë të ditur se menaxhmenti i ministrisë që udhëhiqet nga Lutfi Zharku është duke ushtruar presion përmes njerëzve me ndikim në Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, në mënyrë që këto raste të mbyllen “pa zhurmë”.
Nga po këto burime bëhet e ditur se janë duke u keqpërdorur komisionet për të ushtruar ndikim përmes anëtarëve të “përshtatshëm dhe të dëgjueshëm”, në mënyrë që të shpallen fituese kompanitë e afërta me LDK-në dhe ministrin Zharku.
Arbresh.info mëson se deri tani janë marrë në pyetje shumë zyrtarë, të cilët kanë deponuar deklaratat e tyre në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit.
Rasti më i freskët është hetimi që është duke u zhvilluar për një keqpërdorim të tenderit në regjionin e Gjilanit.
Në vazhdën e hetimeve, hetuesit e krimeve ekonomike janë duke intervistuar drejtorin e prokurimit Besim Tahiri./Arbresh.info

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...