Vetëm një person është arrestuar deri më tani në lidhje me rrahjen për vdekje të hendbollistit kroat, Denis Tot, raporton arbresh.info.
Portali arbresh.info ka siguruar një video, nga autoritetet maqedonase, të sulmit ndaj hendbollistit Tot, në të cilën shihet se u sulmua nga disa persona, dhe jo vetëm një person, përfshirë edhe një femër.
Ngjarja tragjike ndodhi pranë një klubi të natës në Shkup, më 7 prill, të këtij viti, ku u la pa ndjenja dhe si pasojë e lëndimeve vdiq një ditë më vonë.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 02:00 pas mesnatës është arrestuar A.Gj, (28), i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot.
Angello Gjorgjievski kërkohej me fletëarrest, ndërkaq tani është transferuar në burgun e Shutkës në paraburgim.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve intensive për gjetjen dhe kapjen e tij, rreth orës 01.20, personi iu është dorëzuar efektivëve të Policisë së Grupit Operativ të Kërkimit në zonën e lagjes Aerodrom”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Ndryshe, hendbollisti kroat Denis Tot ka luajtur për klubin e hendbollit Butel në Shkup./arbresh.info/
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...