Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se rritja ekonomike dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor. Nëpërmjet Facebook’ut Mustafa theksoi se bizneset tregtare me procesin e distribuimit kanë rol kyç në forcimin e prodhimit vendor.
Tha se nesër do të bisedojë me bizneset tregtare për rolin e politikave të deritashme, që të marrë informacione në mënyrë që tregtia të fuqizojë prodhuesit vendor.
Shkrimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:
Qeveria e Kosovës me politikat për zhvillim ka synuar të përkrah bizneset në përgjithësi, por me theks edhe bizneset prodhuese. Rol shumë të rëndësishëm në forcimin e prodhimit vendor kanë bizneset tregtare me procesin e tyre të distribuimit. Nesër me bizneset tregtare do të bisedojmë për rolin e politikave të deritashme por, po ashtu, do të kërkojmë nga ta që të na njoftojnë se çka mund të bëjmë që tregtia të fuqizojë prodhuesit vendor edhe më tej duke rritur ekspozimin dhe tregtimin e produkteve të Kosovës. Rritja më e fuqishme ekonomike dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor.
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes