Ekipi i këngëtarit dhe ish-banorit të Big Brother, Gjestit, ka njoftuar për ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Eldionit, i cili humbi jetën në një aksident trafiku ditën e djeshme.
Përmes një postimi në Instastory në faqen zyrtare të Gjestit, është bërë e ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 27 shtator, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan, në Pejë.
“Me zemër të thyer, njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjesti, ish-banori i Big Brother. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë Eldionin me respekt dhe lutje”, shkruhet në njoftim.

Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...