Nga data 30 qershor deri me 7 korrik në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, po qëndron një ekip i mjekëve nga Australia. Në vazhdën e vizitës së radhës nga profesorët nga Australia dhe ekipi i mjekëve nga Kirurgjia e Fëmijëve, në udhëheqjen e doktorit Nexhmi Hysenit, janë bërë 49 vizita të fëmijëve me anomali kongjenitale shumë të komplikuara.
Pas vizitave mjekësore, janë përzgjedhur për intervenim kirurgjik 7 fëmijë, deri tani janë kryer 13 operacione komplekse, përderisa deri të premten pritet të kryhen edhe 14 operacione.
Ekipi i mjekëve po punon gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të natës, në mënyrë që të gjithë fëmijët që kanë nevojë për operacion të kenë mundësi të marrin këtë shërbim.
Duke ju falënderuar prof. Pady Dewanit dhe ekipit vendor, Organizatës Kind Cuts for Kids dhe Komunitetit Shqiptar në Melburn të Australisë, është shpëtuar buxheti i dedikuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore në vlerë 530 000, Euro.
Bashkëpunimi i ngushtë i këtij lloji me prof nga Australia ka nisur nga viti 2010 dhe ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme post- operative duke pasur një rëndësi te madhe edhe në edukimin profesionalë të vazhdueshëm të mjekëve.
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT