Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër dhe qëndrimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti ndaj partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.
Ajo ka vlerësuar se Kurti po i ndërton dy ura mbi lumin Ibër, por ka ndërtuar një mur politik ndaj “opozitës”.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kjo sjellje e Kurtit do ta paguajë shtrenjtë Kosova.
“Dy ura dhe nje mur-dy ura mbi lumin Iber mire per qytetaret – por Kurti ka vendos nje mur politik ndaj opozites – shume keq per shtetin, pasojat shtrenjte do ti paguaj Kosova..”, ka shkruar Tahiri.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...